Është publikuar momenti kur një oficer i KFOR-it i veshur me uniformën e karabinierëve italianë, i afrohet automjetit zyrtar të Policisë së Kosovës e cila po parkohej pranë Urës së Ibrit, raporton Gazeta “Enigma”
Gjatë ditës së sotme në Urën mbi lumin Ibër janë parë sërish forca të shtuara të KFOR-it.
Në pamjet e publikuara oficeri i KFOR-it shihet duke sinjalizuar me dorë drejt një zone të lirë anash rrugës dhe qartësisht duket kërkesa për bashkëpunim, ndërsa tregon vendin ku policia duhet të lëvizë automjetin e saj për të liruar hapësirën.
Sipas pamjeve nga Indeksonline, polici i Kosovës e drejton automjetin me kujdes në drejtimin e sugjeruar, duke e lënë hapësirën e kërkuar të lirë.