Publikohet lista me emrat e 7 oficerëve të ushtrisë ruse të vrarë në Ukrainë

Publikohet lista me emrat e 7 oficerëve të ushtrisë ruse të vrarë në Ukrainë

Mediumi britanik ‘The Guardian’ ka publikuar listën me emrat e 7 oficerëve të lartë të ushtrisë ruse që janë vrarë në Ukrainë dhe të një tjetër gjenerali që u shkarkua nga Kremlini zyrtar.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë janë vrarë 7 oficerë dhe një është shkarkuar.

Ata janë: Major Gjeneral Andrey Mordovich i vrarë në aksion; Major Gjeneral Oleg Mityaev i vrarë në aksion; Gjeneral Lejtnant Yakov Rezanstev i vrarë në aksion; Major Gjeneral Vitaliy Gerasimov i vrarë në aksionl; Major Gjeneral Andrei Sukhovetsky i vrarë në aksion; Major Gjeneral Andrey Kolesnikov i vrarë në aksion; Gjeneral Magomed Tushaev i vrarë në aksion dhe Gjeneral Vlaislav Yershov i shkarkuar.

Kanë kaluar një muaj që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, kur presidenti Putin dha urdhërin për ‘operacionin special’ që pasoi me granatimet e para në disa qytete të Ukrainës.

Që nga 24 shkurti Rusia ka bombarduar qytetet e Ukrainës, të mëdha dhe të vogla, duke detyruar mbi 10 milionë ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre, me 6.5 milionë të zhvendosur brenda vendit dhe 3.6 milionë të shkojnë jashtë vendit, sipas Kombeve të Bashkuara.

Të paktën 977 civilë u vranë dhe 1,594 u plagosën, sipas OKB-së, por shifrat aktuale besohet të jenë dukshëm më të larta. Sipas autoriteteve lokale në Mariupol, një qytet port i rrethuar në Ukrainën juglindore, vetëm në qytet u vranë mbi 2000 banorë. Lufta e Rusisë mori jetën e të paktën 128 fëmijëve dhe plagosi të paktën 172 fëmijë të tjerë, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Related Articles