Xhiro e pestë në Superligën e Kosovës në futboll do të luhet të shtunën dhe të dielën.
Prej xhiros së ardhshme ndeshjet do të luhen me fillim nga ora 15:00 me përjashtim të Prishtinës dhe Ballkanit që luhet nga ora 20:00, raporton Gazeta Enigma.
Gazeta Enigma ua sjellë orarin e plotë të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Të shtunën më 3 shtator do të luhet Drita – Llapi dhe Trepça ’89 – Malisheva.
Kurse të dielën më 4 shtator do të luhen tri ndeshje: Dukagjini – Gjilani, Drenica – Ferizaj dhe Prishtina – Ballkani./GAZETA ENIGMA/