Publikohet orari i xhiros së tretë në Superligë, sërish një ndeshje shtyhet

Publikohet orari i xhiros së tretë në Superligë, sërish një ndeshje shtyhet

Gjatë fundjavës do të vazhdojnë të luhen ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Edhe kësaj here do të zhvillohen vetëm katër përballje.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve për xhiron e tretë, ku siç mësohet ndeshja e Dritës është shtyrë sërish.

Klubi gjilanas po luan në garat evropiane dhe ka shtyrë dy ndeshjet e para ndaj Malishevës dhe Prishtinës, por edhe tani ndaj Suharekës në xhiron e tretë.

Arsyeja se pse ekipi nga Gjilani ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes është përballja në dy ndeshjet e Play-Off së Ligës së Konferencës me Legia Varshavën.

Ndërkohë në xhiron e tretë pritet përballje mjaftë interesante me Llapi – Malisheva që është ndeshja kryesore dhe që zhvillohet të shtunën.

Ndërkaq po në këtë ditë interesante pritet të jetë edhe dueli mes Ferizajt dhe Prishtinës, derisa në Klinë, Dukagjini përballë ka Gjilanin.

Të dielën në program është vetëm një sfidë për tu zhvilluar, ku kampioni në fuqi Ballkani pret Feronikelin ’74.

Nga kjo xhiro ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 16:00 /Gazeta Enimga

Related Articles