Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, 1 viktimë nga COVID-19

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, 1 viktimë nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 9  raste të reja të infektuara me këtë virus, nga testimi i   mostrave.

Ndërsa, janë shëruar 14   persona.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107,797  raste të infektuara me koronavirus.

2 mijë e 261 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Related Articles