Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1.398 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës.
Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801.
Në total numri i rasteve aktive është 314. / Gazeta Enigma.