Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së për COVID-19

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes, dhe 46 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë kësaj kohe janë dhënë 190 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.707 doza të vaksinës.

Sot janë shëruar 187 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.371.

Në total numri i rasteve aktive është 1.136. / Gazeta Enigma.

Related Articles