Gjilani i “hakmerret” Ulpianës për humbjen në vjeshtë, e mund pastër në shtëpi

Gjilani i “hakmerret” Ulpianës për humbjen në vjeshtë, e mund pastër në shtëpi

Gjilani ka shënuar një tjetër fitore të madhe në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit kosovar, duke e mposhtur Ulpianën.

“Kuqebardhët” triumfuan pastër 2:0 ndaj lipjanasve, të cilëve iu “hakmorën” për disfatën e shkaktuar në stinorin vjeshtor, meç’rast humbjen e vetme të tyre këtë edicion, raporton Demokracia.com.

Përkundër dominimit të Gjilanit në pjesën e parë, dy skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Nëntë minuta pasi nisi pjesa e dytë në skenë doli ylli i Gjilanit, Gerhard Progni që zhbllokoi shifrat dhe kaloi vendasit në avantazh.

15 minuta para fundit, sulmuesi Shend Kelmendi shënoi nga afërsia për ta dyfishuar avantazhin.

Gjilani me këtë fitore vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 46 pikë, aq sa ka Ballkani që po zhvillon aktualisht ndeshjen me Llapin (0-0, 47’).

Ulpiana është e parafundit me 22 pikë gjithsej.

Related Articles