Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 27 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 550. / Gazeta Enigma.