Publikohet video si Shakira keqtrajtohej nga vjehrra në prani të Pique

Publikohet video si Shakira keqtrajtohej nga vjehrra në prani të Pique

Në rrjetet sociale po bën bujë një video ku shihet Shakira bashkë me Pique dhe nënën e tij.

Pamja e vjetër tregon një moment aspak të këndshëm, ku shihet nëna e futbollistit teksa shtrëngon këngëtaren dhe më pas i bën me gisht që të heshtë.

Pranë tyre ishte edhe Gerard, i cili nuk shihet duke reaguar për atë që po ndodh.

As reagimi i Shakirës nuk vihet re në pamje pasi ajo në video është e shfaqur vetëm me shpinë.

Ngjarja duket e viteve më parë por nuk ka shpjegim se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Related Articles