Pumper pranon se mori dosje nga Serbia

Pumper pranon se mori dosje nga Serbia

Të mërkurën, në Gjykatën e Hagës kundër ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve Hysni Gucati e zëvendësuesi i tij Nasim Haradinaj ka dëshmuar dëshmitarja e Dhomave të Specializuara, Zenka Pumper.

Kjo para trupit gjykues tha se për t’i klasifikuar dokumentet që i publikuan Gucati e Haradinaj, nëse janë konfidenciale apo jo, beson se e ndihmuan institucionet serbe.

Bile, pranon që u ndihmua edhe për përkthimin e dokumenteve në serbisht.

Avokati Rees ka prezantuar një dokument që supozohet të jetë kërkesë për koordinim që i drejtohet një zyrtari serb dhe që mban nënshkrimin e ish-zëvendësprokurorit të specializuar Kwai Hong.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles