yrtarët policorë jo rrallëherë janë cak i kanosjeve serioze e sulmeve brutale gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Këto incidente shpeshherë eskalojnë, me ç’rast iu vështirësohet puna e madje iu rrezikohet edhe jeta. Kështu ka ndodhur edhe të mërkurën, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku një polic ishte cak i sulmit.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se zyrtari policor që u sulmua fizikisht ka gradën e rreshterit (emër i njohur për redaksinë), kurse dy të dyshuarit janë punëtorë të kompanisë Renta Car “Europcar Kosova”, që ndodhet brenda aeroportit.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për K.M., dhe S.K., të cilët për motive ende të panjohura po dyshohen se kanë rrahur rreshterin policor, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore, për çka aiu u dërgua në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.
Pas denoncimit të rastit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.