Sheshi “Nënë Tereza” gumëzhinte mesditën e të enjtes.
Kjo nga brohoritjet e fishkëllimat e qindra punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, që po protestonin për rritje page, para zyrës së menaxherit për të cilin nuk i kursyen kritikat.
Kërkesat e tyre u arsyetuan edhe me zmadhues zëri, duke thënë se kanë tejkaluar prodhimin dhe meritojnë atë që po kërkojnë, njofton Klan Kosova.
Për këtë, por edhe pagesën për rrezikshmëri, shujtë e kujdestari në krah u doli kryesindikalisti, Atdhe Hykolli.
Nëse deri më 3 prill nuk merren parasysh, kërcënojnë me veprime sindikale duke hyrë në grevë, derisa u theksua edhe nevoja për shtimin e punëtorëve.
Në fund marshuan deri te qeveria, ku njëzëri thirrën për kërkesën e tyre.