Punëtori i “Majës së zezë” flet pas zjarrit, tregon a ka njerëz dhe kafshë të prekura nga zjarri

Punëtori i “Majës së zezë” flet pas zjarrit, tregon a ka njerëz dhe kafshë të prekura nga zjarri

Restoranti “Maja e zezë”, në Gjilan është djegur tërësisht nga zjarri që ka kapluar tërë restorantin, raporton Gazeta “Enigma”.

Punëtori i këtij restorti, Sadri Tahiri, ka rrëfyer për Gazetën “Enigma”, se nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, porse disa kafshë janë djegur.

“Restoranti është djeg komplet, një majmun është djeg dhe disa bilbyl. Nuk ka persona të lënduar”, tha ai.

Ndonëse theksoi se ende nuk dihen motivet e zjarrit, ai theksoi se autoritet kompetente po merren me rastin. / Gazeta Enigma.  

Related Articles