Raportohet për sulm ndaj një treni për refugjatë, ka edhe të vrarë

Raportohet për sulm ndaj një treni për refugjatë, ka edhe të vrarë

Një tren për pasagjerë, i cili ka qenë në rrugë për të evakuuar refugjatët nga lindja e Ukrainës, është sulmuar nga forcat ruse, duke vrarë një punëtor në të, ka thënë kompania kombëtare hekurudhore e Ukrainës.

Një punëtor është vrarë dhe të tjerë janë dërguar në spital me plagë, pas sulmit ndaj trenit në rajonin Donjeck, ka thënë kompania.

Treni ishte planifikuar që të evakuonte banorët nga rajonet Donjeck dhe Luhansk, përfshirë 100 fëmijë.

Kompania ka thënë se po bën “çdo përpjekje” për të evakuuar të gjithë refugjatët. / Gazeta Enigma.

Related Articles