Një person i gjinisë mashkullore ka kërkuar ndihmë në QKUK pasi është lënduar gjatë kryerjes së disa punimeve.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar pronarin e kompanisë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS – Graqanicë 01.06.2022 – 09:48. “Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është lënduar gjatë kryerjes së disa punimeve. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Është arrestuar pronari i kompanisë i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”./Gazeta Enigma/