Një rast tronditës ka ndodhur dje në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Kajtaz Ramadani’ në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një punëtor teknik dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënëse.
Burimet Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është një 55-vjeçar.
Pas denoncimit të rastit, në kuadër të veprimeve hetimore në praninë e prindit dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, është intervistuar vajza e mitur e cila ka deklaruar se e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa ajo ishte në banjën e shkollës. Aty ajo u përball me të dyshuarin i cili e sulmoi seksualisht 14-vjeçaren, duke bërë që ajo të kërkojë edhe ndihmë mjekësore.
I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.