Punëtori vdes në vendin e punës në Ferizaj, pasi bie nga lartësia duke punuar

Punëtori vdes në vendin e punës në Ferizaj, pasi bie nga lartësia duke punuar

Të hënën në mesditë një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për tretman, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës , në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “Asgjësim dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse”.

Related Articles