Qytetarët në Zveçan filluan të mblidhen në orët e hershme të mëngjesit të 1 qershorit në protestë kundër kryetarit shqiptar.
Punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të kësaj komune, që funksionon nën sistemin e Serbisë, u regjistruan në listën e të punësuarve që u vendos në një tavolinë, si dëshmi që “vijnë në punë”.
Forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, janë të dislokuara në të gjithë Zveçanin.
Në këtë komunë në veri të Kosovës, ashtu si edhe në Leposaviq e Zubin Potok – që të tria të banuara me shumicë serbe – protestat vazhdojnë prej ditësh.
Protestuesit kërkojnë tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe të njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri.
Pamjet nga REL.