Nën brohoritjet “Trusti është i joni jo i Qeverisë”, një grup i punëtorëve të Korporatës së Energjisë Elektrike (KEK), kanë protestuar me kërkesë votimin e Projektligjit të Trustit Pensional.
Ndërkohë që para Kuvendit është mbajtur edhe protesta e veteranëve. Ata i kanë ftuar protestuesit për tërheqje të Trustit t’i bashkohen protestës.