Zv.ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, të premtën në një konferencë për media ka folur për fillimin e periudhës së dytë të vitit shkollorë 2022-2022, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ai ka treguar se mësimi ka filluar të hënën me prezencë fizike në të gjitha shkollat në Kosovë.
“Procesi mësimor ka filluar të hënën me skenarin e rikthimit të plotë në Shkolla. Pra është njëri nga 4 skenarët që i kemi zhvilluar, ku të gjithë nxënësit i kemi në shkolla me prezencë fizike dhe orarë të plotë”, ka deklaruar Pupovci.
Ai i ka përmendur disa udhëzues të ministrisë ku parashihen disa skenarë.
“Është i ashtuquajturi skenari A, ku mësimi zhvillohet në prezencë fizike por me orë të shkurtuara dhe me numër të reduktuar të nxënësve në klasa. Skenari B, që është një kombinim i mësimit me prezencë fizike dhe mësimit online si dhe është skenari C që përfshin mësimin nga distanca”, ka cituar ai.
Pupovci ka thënë se janë të gatshëm që mësimi të zhvillohet online nëse është nevoja.
“Që nga dita e parë nëpërmjet transmetuesit publik emitohen videomesimet sipas plan programeve te klasave 1 deri ne 9. Pastaj të njejta videomesime janë në dispozincon në kanalin zyrtarë të MASHTI-it në youtube. Jemi të gatshëm për mësim online nëse është nevoja”, ka theksuar ai.
Po ashtu ai është deklaruar edhe rreth vaksinimi të nxënësve dhe mësimdhënësve në Kosovë.
“Mund të them që shkallën e vaksnimi në mesin e mësmidhënësve e kemi të lakmushme, por këtë nuk mund ta themi edhe për nxënësit. Sipas grupmoshave do te shohim se sa femijë janë të vaksinuar. Deri më tani, nuk është ndonjë numër që duhet të krenohemi”, ka thënë ai.
Duke shtuar se janë prindërit ata që do të japin pëlqimin për vaksinimin e fëmijëve, ndërsa thekson se shtetit i takon të siguroj vaksinën për nxënësit dhe për të tjerët. /Gazeta “Enigma”/