Pushuesi nga Kosova goditet me shkop bejsbolli në Shqipëri (video)

Pushuesi nga Kosova goditet me shkop bejsbolli në Shqipëri (video)

Në adresën e Gazetës “Enigma” kanë ardhur disa imazhe të dërguara nga shtetasi K.S., nga Republika e Kosovës, i cili është sulmuar brutalisht në Shqipëri, teksa kishte udhëtuar se bashku me familje për pushime.

K.S ka bërë denoncim në Policinë e Shkodrës, teksa një person i paidentifikuar e ka goditur me shkop bejsbolli dhe i ka dëmtuar makinën.

Siç i bëhet e ditur redaksisë së “Enigmës”, kryefamiljari K.S ishte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël, derisa një person i theu makinën me shkop bejsbolli.

Arsye për këtë sulm vandal ishte bllokimi i rrugës nga disa dasmorë në Qarkun e Shkodrës, të cilët kishin bllokuar rrugën dhe pas tejkalimit të kolonës nga shtetasi K.S nga Kosova ai është qëlluar brutalisht në makinën e tij dhe është kërcënuar me jetë.

Për këtë ai ka bërë denoncim në Policinë e Qarkut të Shkodrës, ndërkohë që deri më tani nuk kemi raportime për ndonjë të arrestuar, pavarësisht pamjeve dhe provave të ofruara.

Related Articles