Presidenti rus thotë se Perëndimi synon të dëmtojë ekonominë ruse, por këmbëngul se mund të përballojnë sanksionet.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij do të realizojë qëllimet që kanë në Ukrainë dhe nuk do t’i nënshtrohet asaj që ai e quajti një përpjekje perëndimore për të arritur dominimin global duke copëtuar Rusinë.
Tre javë pas nisjes së luftës ku u vranë mijëra njerëz dhe miliona ukrainas u larguan nga vendi, i pari i Kremlinit dhe se janë të gatshëm të diskutojnë statusin neutral të Ukrainës.
“Në të ardhmen e parashikueshme, ishte e mundur që regjimi pro-nazist në Kiev mund të kishte vënë në dorë armët e shkatërrimit në masë dhe objektivi i tij, natyrisht, do të ishte Rusia”, tha Putin.
Putini i ka përshkruar vazhdimisht udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës si neo-nazistë të prirë për të kryer gjenocid kundër rusishtfolësve në lindje të vendit – një linjë që Perëndimi e denoncon si propagandë lufte të pabazë. /Gazeta Enigma/.