Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka thënë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, përmes telefonit, se Rusia do të ndalojë operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina ndalon luftimet dhe kërkesat e Moskës përmbushen, thotë Kremlini.
Rusia këmbëngul se pushtimi i saj i Ukrainës nga toka, ajri dhe deti është një operacion ushtarak special, për të cilin Putin pretendon se, pa asnjë provë, është i nevojshëm për të “demilitarizuar” vendin.
Udhëheqësi rus përsëriti se sulmi po shkon sipas planit.
Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin shpreson që negociatorët ukrainas të kenë një qasje më konstruktive.
Zyra e presidentit Erdogan, tha se udhëheqësi turk kishte apeluar për një armëpushim urgjent të përgjithshëm.