PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi i saj

PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi i saj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i KQZ-së ka aprovuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe në lidhje me moscertifikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për votimet e 9 shkurtit, 2025.

“APROVOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Lista Srpska, me seli në Komunën e Mitrovicës së Veriut”, thuhet në vendimin e PZAP.

“Anulohet njoftimi i KQZ-së i datës 23.12.2024. Urdhërohet KQZ që të certefikon subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës për regjistrim, certefikimin dhe kontrollin Financiar të subjekteve politke në KQZ të datës 22.12.2024 për zgjedhje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datë 9 shkurt 2025”.

Ndërkohë, në vendim, PZAP ka treguar edhe arsyetimin për marrjen e këtij vendimi, ku thuhet:

“Me datë 24.12.2024 PZAP-i ka pranuar ankesën e parashtruar nga subjektit politik Lista Srpska me seli në Mitrovicë të Veriut, me të cilën theksohet se subjekti politik Lista Srpska brenda afatit të paraparë me ligj ka dorëzuar aplikacionin përmes platformës online, përmes llogarisë së saj të përdoruesit në Zyrën për Regjistrim, Konfirmim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (KRPFKPS) për konfirmimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”.

“Në ankesë është theksuar se më datë 22.12.2024, Zyra për Regjistrimin, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (KRPFKPS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë një rekomandim në të cilin thuhet se subjekti politik Lista Srpska ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat shoqëruese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku në pikën një (1) të rekomandimit, theksohet se në përputhje me rregullën zgjedhore numër 04/2004 për konfirmimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, subjekti politik Lista Srpska ka përmbushur detyrimet e parapara me ligj duke dorëzuar dokumentacionin në vijim “1.1. deklaratë politike” dhe “1.2. listë i kandidatëve me 48 kandidatë me formularë dhe aplikime për secilin prej kandidatëve” duke theksuar se lista përmban tridhjetë e dy (32) kandidatë meshkuj ose (67)% dhe gjashtëmbëdhjetë (16) kandidate femra ose (33)%…”

Related Articles