Kampioni në fuqi, Ballkani krahas paraqitjeve të shkëlqyera në fushën e gjelbër është aktiv edhe në prurjet e reja.
Therandasit, të cilët e mposhtën Shkupin në mesjavë në kuadër të Conference League u paraqiten kryesisht me lojtarë nga larg formacionit të parë në fitoren ndaj Drenicës në Superligë. Megjithatë të dielën mbrëma të portokalltit dominuan takimin duke arkëtuar pikët e plota.
Derisa të enjtën mbrëma e presin në ndeshjen e kthimit Shkupin, kanë mbaruar punë edhe në prurjen e re.
Ish futbollisti i Prishtinës, Leotrim Bekteshi përfundimisht po rikthehet në futbollin kosovar, ku pritet që së shpejti ta shohim me fanellën e Ballkanit.
Bekteshi sa ishte pjesë e Prishtinës
AlbanianNews po ashtu merr vesh se sulmuesi, Sindrit Guri nuk është në planet e skuadrës duke hedhur poshtë shushuritjet e fundit për një afrim të tij me ekipin e Ilir Dajës.