Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Schwarz, në Qeverinë që drejtohet nga Kryeministri Albin Kurti, nuk ia ka uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, kjo është ndodhia e parë në historinë e Republikës së Kosovës dhe i kalon kufijtë e skandalit diplomatik.
“Ndodhi për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës dhe i kalon kufijtë e skandalit diplomatik. Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Schwarz, në Qeverinë që drejtohet nga Kryeministri Albin Kurti, nuk ia ka uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës 《Ditën e Pavarësisë, 4 korrikun》. Donika Schwarz nuk ka bërë asnjë urim të drejtpërdrejtë për aleatin strategjik, por është mjaftuar vetëm me një rishpërndarje të postimit në Twitter të MFA Kosovo, asaj faqes që bënte postime skandaloze. Edhe kur flet, por edhe kur hesht, kjo ministre është skandaloze. Qëndrimi i saj në Qeveri po dëmton seriozisht Republikën e Kosovës”, ka shkruar Gjoshi.