Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka marr vendim për rritjen prej 20 për qind të pensioneve të kategorive të dala nga lufta.
Për këtë pikë detaje ka dhënë ministri i Financave Hekuran Murati.
“Do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, duke filluar nga familja që ka një dëshmorë rritja do të jetë 20 për qind, kurse ato që kanë më tepër rritja do të jetë edhe përtej 20 për qind, ngjashëm do të jetë edhe për pensionet familjare për familjet e të zhdukurve të UÇK-së, do të rritjen të gjitha pensionet invalidore për invalidët e UÇK-së … rritje prej 20 për qind do të kenë edhe pensionet familjare për invalidët e UÇK-së pas vdekjes së invalidit të UÇK-së”, ka theksuar Murati.
Ai ka shtuar se për 20 për qind do të rritjen edhe pensionet për familjet e viktimave civile të luftës. Te familjet me dy e më shumë viktima civile rritja ka thënë se do të shkojë edhe përtej 20 për qind.
Njësoj rritje do të ketë edhe për familjet e të zhdukurve civilë.
Murati ka thënë se do të ketë rritje edhe në shtesat për përkujdesje për invalidët e UÇK-së si dhe invalidët civilë të luftës.
Murati ka thënë se do të ketë rritje edhe në shtesat për përkujdesje për invalidët e UÇK-së.
Rritje prej 20 për qind do të ketë edhe në pensionet e veteranëve të luftës si dhe viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.