Qeveria e ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky institut do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
“Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës, do të kemi një të ardhme të ndritur. Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhshme të ndritur”, tha Kurti.