Qeveria e Kosovës miraton zbatimin e sanksioneve ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve të Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës miraton zbatimin e sanksioneve ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve të Bjellorusisë

Të mërkurën Qeveria e Kosovës ka miratuar zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 personave dhe 26 entiteteve të Bejllorusisë, sanksione të lidhura me regjimin e presidentit të Bejllorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Zyra e Kryeministrit njofton se këto sanksione kanë të bëjnë më ngritjen e aseteve në Republikën  e Kosovës, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimi për individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vënë fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara.

“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve të Bjellorusisë që janë të lidhura  me regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Sanksionet konsistojnë në ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës; ndalimin e udhëtimit për individët e sanksionuar; dhe ndalimi për individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vënë fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/

Related Articles