Qeveria e Maqedonisë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, pritet të shpallen 7 ditë zie

Qeveria e Maqedonisë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, pritet të shpallen 7 ditë zie

Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, në seancën e sotme, e cila do të mbahet në orën 16:00.

“Do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa”, thotë Qeveria.

Deri më tani raportohet për 59 viktima dhe 155 të plagosur, ku 18 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Related Articles