Qeveria e serbe: Veturat me targa ilegale mund të qarkullojnë në Kosovë për kohë të pacaktuar

Qeveria e serbe: Veturat me targa ilegale mund të qarkullojnë në Kosovë për kohë të pacaktuar

Qeveria serbe në mbledhje e djeshme ka miratuar një rregullore me të cilën regjistrimi i veturave me targa ilegale të lëshuara nga pushteti serb me akronimet e qyteteve të Kosovës, do të vlejnë për kohë të pacaktuar, si dhe ato vetura të cilat i mbajnë këto targa, do të lëvizin lirshëm në një pjesë të Republikës së Kosovës.

Kjo rregullore hynë në fuqi sot.

“Këto automjete do të mund të lëvizin si më parë të papenguar në komunikacion, me posedim të policës së sigurimit të detyrueshëm dhe vërtetimit të kontrollit teknik të mjetit, jo më shumë se një vit. Qeveria e ka marrë vendimin në përputhje me rregulloren për regjistrimin e mjeteve motorike të autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë, si dhe marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe vazhdimin e kërkimit për zgjidhje të përhershme të çështjes së targave së automjeteve territorin e Kosovës dhe Metohisë”, pretendohet në vendimin e Qeverisë.

Related Articles