Qeveria e Kosovës të mërkurën, ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për subvencionimin e policës kufitare për bashkatdhetarët edhe për vitin 2022, raporton Gazeta “Enigma”.
Duke e prezantuar këtë propozim, Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se mbulimi i policës kufitare do të vlejë deri më 31 dhjetor 2022, deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.
“Ky propozim vendim ka për qëllim subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2022. Kemi të bëjmë me një vendim në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, në kuadër të kësaj kemi paraparë që të vazhdohet mbulimi i policës kufitare deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje”, tha Murati./Gazeta Enigma.