Qeveria gjermane për Enigmën e konfirmon ekzistencën e “kornizës së re” për dialog

Qeveria gjermane për Enigmën e konfirmon ekzistencën e “kornizës së re” për dialog

Zyra për informim pranë Qeverisë Gjermane në një përgjigje për Gazetën Enigma, ka konfirmuar ekzistencën e ‘’kornizës së re’’ për dialog.

Sipas tyre Gjermania dhe Franca mbështesin dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Lajçak.

‘’Gjermania dhe Franca po japin mbështetjen e tyre të plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndihmuar nga EUSR Miroslav Lajcak’’, thuhet në përgjigjen e tyre për Enigmën.

Tutje nga zyra për informim kanë deklaruar se janë të bindur se çështjet politike janë drejt normalizimit.

‘’Është bindja jonë e fortë se çështjet politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit të plotë duhet të trajtohen në një mënyrë më vendimtare dhe të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren’’.

Ndër të tjera në përgjigjen e tyre thuhet se ‘’në takimet e fundit të nivelit të lartë kjo është nënvizuar dhe propozimet për këtë qëllim janë diskutuar në mënyrë konfidenciale. Këto diskutime po vazhdojnë’’.

“Korniza e re” e dialogut, Kurti thotë se nuk i komenton dokumentet pa autor

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, mirëpo unë besoj që nuk është as e dobishme e as drejtë që t’i komentoj ato dokumente që nuk kanë autor, por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media pas hapjes së “Samitit Digjital” në Prishtinë.

Sipas tij, vetëm dokumentet që prodhohen në Bruksel duhet të komentohen.

Gjatë fundjavës u publikua një dokument që thuhej se ishte “korniza e re” e propozuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas këtij dokumenti, njohja reciproke nuk është më pjesë e marrëveshjes finale, por që ndër tjera Kosovës i garantohen njohjet e pesë vendeve të BE-së.

Kurti tha se normalizimi i raporteve me Serbinë duhet të bëhet me marrëveshje ligjërisht të obligueshme, “ku në qendër duhet të jetë njohja reciproke”.

Për “kornizë të re” për dialogun foli më 10 shtator edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai deklaroi se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte.

Më 15 shtator, Mirosllav Lajçak zhvilloi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Ai tha se qëllim i vizitës së tij në Prishtinë është “çuarja përpara” e këtij procesi.

Lajçak tha se në takim u bisedua për “vazhdimin e dialogut” dhe për takimin e ardhshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

/Gazeta Enigma/

Related Articles