Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë seancës së Kuvendit ka treguar arsyen se përse e kanë hartuar projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
“Duke marrë parasysh situatën aktuale të rritjes së çmimeve për produktet bazë, ministria dhe Qeveria ka hartuar ligjin i cili do të aplikohet në treg”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se ky projektligj ka parapa masa mbrojtëse që do të ndërmerren në raste të veçanta.
Sipas ministres Hajdari, ky projektligj do të përfshihet në produktet si dridhërat, mielli, gruri, pastat, vaji, kripa e kuzhinës, vezë pule, mish pule orizi, e të tjera