Qeveria japoneze ndihmon ShSKUK-në me pajisje për nënat dhe fëmijët në vlerë prej 55 mijë euro

Qeveria japoneze ndihmon ShSKUK-në me pajisje për nënat dhe fëmijët në vlerë prej 55 mijë euro

Qeveria japoneze ka bërë dhurimin e pajisjeve mjekësore për kujdesin shëndetësor për nënat dhe fëmijët për ShSKUK-në.

Dojan Molliqaj nga AMC, tha se ka qenë kënaqësi që të identifikojnë nevojat dhe të bëhet e mundshme dhënia e këtij donacioni.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se vazhdimisht shteti japonez ka ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës mjekësore.

“Pajisjet do ta kenë një ndikim pozitiv kurse bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile është një shembull i mirë. Shteti i Japonisë i ka qëndruar afër Kosovës duke ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës mjekësore”.

“Përtej ndihmës financiare Japonia ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ne si ministri e populli i Kosovës do ta vlerësojmë shumë”.

Related Articles