Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar propozimin për të kërkuar autorizimin nga presidentja Vjosa Osmani për Marrëveshjen Kornizë Ushtarake me Turqinë.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kjo marrëveshje mbulon disa fusha sa i përket mbrojtjes.
“Bëhet fjalë për stërvitje, edukim ushtarak, arsimim dhe kurse, shkëmbim të ndërsjellë, bashkëpunim të inteligjencës ushtarake, industrisë dhe mjekësisë ushtarake”, është shprehur Maqedonci, njofton KlanKosova.tv.
Kjo pikë si e nënta me radhë ka kaluar me shumicë votash nga kabineti qeveritar.