Mesazhe me ironi po vazhdojnë ndërmjet Presidencës së udhëhequr nga Vjosa Osmani dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Pasi Osmani përgënjeshtroi deklaratën e Arbërie Nagavcit se iu janë ofruar nënshkrimet për kandidaturë për Presidente, tani ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Arlind Manxhuka.
Manxhuka ironizoi, duke thënë se nëse sonte vjen në zyret e LVV-së, “do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”
“Nëse shefja e zyrës së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”, shkroi Manxhuka.
