Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në formë elektronike.
Në mbledhjen respektive, ekzekutivi mori dy vendime. Siç bëhet e ditur, njëri prej tyre ishte vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të disa pronave të caktuara, ndërsa një tjetër ishte miratim kërkese të MAShT-it.
Më poshtë edhe komunikata e plotë e dërguar para pak çastesh.
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës në të cilën u morën dy vendime:
·U miratua vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.).
·U miratua kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270,000.00 € (dyqind e shtatëdhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).