Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohen këto vendime

Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohen këto vendime

Këtë të mërkurë Qeveria ka zhvilluar një mbledhje elektronike, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ata përmes një komunikatën për media kanë bërë të ditur se në mbledhjen e 235-të janë miratuar disa nisma dhe vendime.

Këto janë vendimet që u miratuan nga Qeveria:

Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë”.

Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”.

Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë”.

Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa 2.

Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”. /Gazeta Enigma/

Related Articles