Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e 238-të, duke filluar nga ora 11:00, raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftimin e qeverisë thuhet se në rend dite janë 12 pika.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja: 230 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet: 229, 231, 232, 234 dhe 235 elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)
2. Shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Shëndetësisë (MSh)
3. Shqyrtimi i Projektligjit për Prodhimin, Kultivimin, Grumbullimin, Përpunimin, Tregtimin, Kontrollin e Duhanit, Produktet e Duhanit dhe Produktet e Ndërlidhura (MSh)
4. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Detyrat, Përbërjen, Funksionimin dhe Kompensimin e Komisioneve në Agjencinë Antidoping (MKRS)
5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MKK)
6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR)
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Task Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve (MBPZhR)
8. Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për transfer të mjeteve buxhetore (MFTP)
9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe administruara nga AKP të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Komunës së Hanit të Elezit (MMPHI)
10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik, për realizimin e projekteve në Komunën e Gjilanit (MMPHI)
11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik, për realizimin e projektit: Varrezat e Fshatit dhe Fusha Sportive në Dobërçan (MMPHI)
12. Të ndryshme