Qeveria merr dy vendime të rëndësishme për mërgimtarët dhe Luginën

Qeveria merr dy vendime të rëndësishme për mërgimtarët dhe Luginën

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka marrë vendim që të ndajë 4 milionë euro për mbulim të kostos së policave të sigurimit për mërgimtarët që vinë në Kosovë për pushime. 

Nga ekzekutivi kanë njoftuar se subvencionimi i policave do të nisë nga data 1 korrik. 

Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e 625 mijë e 400 eurove për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

Related Articles