Qeveria merr vendim, miratohet Ligji për Policinë e FSK-në

Qeveria merr vendim, miratohet Ligji për Policinë e FSK-në

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Projektligji përcakton mision dhe detyrën e Policisë së FSK-së dhe se do të ketë autorizime specifike.

“Synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO. Policia ushtarake do të ketë autorizime specifik ligjor”.

Në këtë mbledhje u  miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për akcizën në produktet e duhanit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me qëllim të zbatimit të programit legjislativ ministria paraqet projektligjin për akcizën në produkte të duhanit.

“Përfshinë produktet e reja të duhanit rritje e masave mbikëqyrës, kontrollet doganore etj”./Gazeta Enigma/

Related Articles