Qeveria e Kosovës ka miratuar sot dy projektligje që ndërlidhen me funksionimin dhe organizimin e Prokurorisë së Shtetit.
Në mbledhjen e ekzekutivit që po mbahet të mërkurën, janë miratuar dy projektligje: Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe Projektligji për Prokurorinë Speciale.
Me rastin e shqyrtimit të dy projektligjeve, kryeministri Albin Kurti ka thënë se “fusha e drejtësisë është një nga prioritetet tona”.
“Ky projektligj është hap kyç në drejtim të reformave në sistemin prokurorial”, ka thënë Kurti.