Qeveria miraton vendimin për punësimin e përkohshëm të personave që janë të papunë

Qeveria miraton vendimin për punësimin e përkohshëm të personave që janë të papunë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave, që personat që aktualisht janë të papunë, të angazhohen në procesin e regjistrimit të popullësisë.

Gjatë prezantimit të këtij propozim-vendimi, Ministri Hekuran Murati tha se kështu do të mundësohet punësimi i përkohshëm i të gjithë atyre që nuk janë të punësuar.

“Propozim-vendimi që keni para jush ka të bëjë me shtimin e një mase të re në kuadër të shtyllës së parë të masave për mbështetjen e punësimit në ofrimin e shërbimeve publike dhe synimi është që përgjatë procesit të regjistrimit që kemi para nesh, përmes kësaj mase aktive të tregut të punës, të mundësojmë punësimin e përkohshëm të gjithë atyre që aktualisht janë të papunë të angazhohen në procesin e regjistrimit. Pra, që sado pak, personat që janë të papunë në Republikën e Kosovës edhe përmes kësaj mase të mund të përfitojnë dhe të angazhohen qoftë edhe përkohësisht, në mënyrë edhe që të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve publike por edhe ata të përfitojnë përmes këtij angazhimi”, tha ai.

Ky propozim është miratuar pa asnjë votë kundër e abstenim.

Related Articles