Qeveria ndan gjysmë milioni euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë

Qeveria ndan gjysmë milioni euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë

Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 580 mijë euro për ndërtimin e një shkolle të muzikës dhe muzeut në Preshevë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nga fillimi janë zotuar për rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Luginë.

“Mbledhjen e kaluar ndamë mbi 626 mijë euro për mbështetjen në arsim dhe lobim institucional atje. Këtë mbështetje po e vazhdojmë edhe sot me ndarjen e 580 mijë eurove. Mbështetja do të vijojë”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, u miratua lidhja e marrëveshjes së grantit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për përgatitjen e projektit “Programi – Nxitja dhe lejimi i mundësive për sigurinë e ujit, faza 2”.

Tutje, u ndan mbi 700 mijë euro për Ministrinë e Kulturës për mbulimi e obligimeve sipas “Memorandumit të Mirëkuptimit mes MKRS-së, Federatës së Volejbollit dhe Komitetit Olimpik”.

Related Articles