Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mbrëmjen e sotme nga Antalia e Turqisë njoftoi se Republika e Kosovës është njohur edhe nga Sudani.
Pas bërjes publike të lajmit për njohjen nga Sudani nga presidentja, i menjëhershëm ka qenë reagimi i liderëve dhe përfaqësuesve të partive politike opozitare.
Ata e kanë përshëndetur njohjen e Kosovës nga shteti afrikan.
Mirëpo, ende nuk ka reagime nga Qeveria në detyrë.
Për njohjen e Kosovës nga Sudani nuk ka reaguar as kryeministri Kurti e as Ministrja e Jashtme në detyrë Donika Gërvalla.