Qeveria njofton studentët që nuk i kanë marrë ende shtesat

Qeveria njofton studentët që nuk i kanë marrë ende shtesat

Disa studentë janë ankuar se ende nuk i kanë marrë shtesat, sipas vendimit të Qeverisë.

Por zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Komisioni Zbatues është duke e vazhduar punën.

“Javën që lamë pas janë proceduar pagesat për grupin e parë të studentëve. Komisioni Zbatues është duke vazhduar punën për verifikimin e aplikimeve të pranuara”, ka thënë Kryeziu për Express.

Ekzekutivi përmes paketave ndihmëse ka targetuar edhe pensionistët, poqë disa prej tyre e kanë keqkuptuar vendimin, duke menduar që do t’i marrin për tre muaj radhazi.

Në fund të shtatorit të këtij viti, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dolën në konferencë të përbashkët për të prezantuar masa të reja në kuadër të Pakos Ekonomike për përballje me inflacionin.

Me këto masa përfshihej subvencionimi i faturës së energjisë elektrike për ata që kursejnë rrymën, subvencionim prej 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat që marrin pagë deri në 1 mijë euro, ndarja e shtesave për punonjësit që kanë pagë deri në 1 mijë euro në ndërmarrjet publike, si dhe shtesa për pensionistët, familjet me asistencë dhe studentët.

Related Articles