Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov kanë zhvilluar një bisedë telefonike për të diskutuar për krizën në Ukrainë, ka thënë ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.
Thirrja është bërë me iniciativë të amerikanëve, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse.
“Ministri Lavrov theksoi se fushata propagandistike e nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj në lidhje me ‘agresionin rus’ kundër Ukrainës ka qëllime provokuese, duke inkurajuar autoritetet në Kiev të sabotojnë marrëveshjet e Minskut”, thuhet në deklaratë./Gazeta Enigma/