Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri në detyrë ka liruar nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari i cili është anëtar i partisë SDU që udhëhiqet nga Duda Balje.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Lidhur me shkarkimin e tij ka reaguar kryetarja e SDU-së, Duda Balje.
Sipas saj, hakmarrja ndaj saj s’ka nisur, por veç po vazhdon.
“Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar”, ka shkruar shkurt Duda Balje.
Ndryshe Balje disa herë ka përsëritur se nuk ka votë për qeverinë Kurti pa plotësimin e kërkesës për formimin e një komune boshnjake.
